Flash

Si të keni kujdes nga vjedhjet e llogarive në instagram

Lapsi.al 4 September 2019
Si të keni kujdes nga vjedhjet e llogarive në instagram

Prej disa ditësh shumë njerëz në botë kanë pasur probleme me llogaritë e tyre të Instagram për shkak të hakerave dhe mashtrimeve që ato po bëjnë nëpërmjet mesazheve.

Së fundmi edhe dy këngëtaret shqiptare, Juliana Pasha dhe Venera Lumani, ranë pre e hakerave.Arsyeja pse kjo metodë ka qenë më e suksesshme sesa të mëparshmet, është sepse njerëzit e kanë besuar për shkak të përdorimit të kodeve, që zakonisht Instagram i dërgon kur ju nuk mbani mend të dhënat tuaja.

Por kërkuesi i sigurisë kibernetike, Paul Ducklin ka qenë ai që e ka zbuluar dhe po përhap këshilla në rrjet. Sipas tij, hackeri ju dërgon e-maile ku thuhet se dikush është përpjekur të hyjë në Instagramin tuaj.

Në këtë mënyrë ju kërkojnë të klikoni në një link dhe më pas, të jepni të dhënat si emri i llogarisë dhe passwordi. Por ky është i gjithi mashtrim për të marrë të dhënat tuaja dhe për t’ju vjedhur Instagramin.

“Passwordet e rrjeteve sociale janë me vlerë për mashtruesit, pasi informacionet që keni të ruajtura brenda tyre zakonisht janë më shumë se sa ata mund të gjejnë më një kërkim të thjeshtë. Akoma dhe më keq, mashtruesit që vjedhin llogarinë tuaj mund ta përdorin atë për të gënjyer miqtë dhe familjarët tuaj, prandaj mos e vendosni veten në rrezik duke humbur kontrollin e llogarisë suaj.”- është shprehur Ducklin.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI