Flash

FOTO/ Gafa e ministrit Cakaj për shenjtërimin e Nënë Terezës

Lapsi.al 5 September 2019
FOTO/ Gafa e ministrit Cakaj për shenjtërimin e Nënë

Një tjetër gafë e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Me rastin e përvjetorit të Shenjtërimit të Nënë Terezës, Cakaj ka bërë një status në rrjetet sociale, por ministri duket se nuk është mirë me shifrat. Sipas Cakajt janë mbushur 5-vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës kur në fakt kanë kaluar vetëm 3 të tillë.

“Sot është pesëvjetori i shenjtërimit të Nënës që vazhdon të sjellë bekim të pakursyer nga atje lart, përkujdesje të përditshme, mirësi të pakufishme e frymëzim të solidaritetit të pamatshëm për gjithsecilin prej nesh këtu poshtë! #motherteresa,” - shkruan Cakaj në rrjetet sociale krahas fotos së Nënë Terezës. Shenjtërimi i Nënë Terezës u bë më 5 shtator 2016 në një ceremoni madhështore në Kishën e Shenjtë në Vatikan.

Të këshilluara

Njihuni me Albert Anjshtajnin shqiptar

I ngjan krejtësisht, jo vetëm në portret, por edhe në dhunti. E cilësojnë Ajnshtanin e Shqipërisë, dhe jo më kot. Nuk është fizikan dhe matematicien si Alber...

21:51

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI