Flash

E nxorri me të kuqe, por nuk i mbyll dot gojën: "Bonucci, ajo që bëre ishte e turpshme"

Lapsi.al 6 September 2019
E nxorri me të kuqe, por nuk i mbyll dot gojën: "Bonucci, ajo

Pak fjalë por shumë domethënëse: "Kam respect të madh për atë që ke arritur në karrierën tënde futbollistike, por ajo që bëre është e turpshme". Aleksandre Karapetyan, sulmuesi i kombëtares armene, lëshon akuza të forta ndaj Leonardo Bonucci, kapitenit të Italisë. Mesazhi është postuar në Instagram, në një story të publikuar nga lojtari që për të qenë transparent ka bërë edhe tag kundërshtarin e tij.

Referimi është për aksionin që ka sjellë në ndëshkimin me karton të kuq të vetë Karapetyan, në minutën e 46' të pjesës së parë, në sfidën mes Armenisë e Italisë, me rezultati 1-1. Sipas lojtarit armen, Bonucci ka simuluar se ka marrë goditje, duke e ngëtarruar arbitrin të tregojë për herë të dytë kartonin e verdhë, duke e cuar para kohe në dhomat e zhveshjes.

Me 10 lojtarë kundër 11 të Italisë, gjatë gjithë pjesës së dytë, Armenia ka pësuar dy gola në fund të takimit, duke dalë e mundur në Yerevan: Karapetyan ishte autori i avantazhit provizor të Armenisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI