Flash

Hamilton i hap derën Ferrarit: "Ma kërkojnë shpesh, një opsion nëse…"

Lapsi.al 6 September 2019
Hamilton i hap derën Ferrarit: "Ma kërkojnë shpesh, një

Lewis Hamilton bën deklaratën befasuese, duke i hapur derën rivalëve të mëdhenj. "I kam prishur shumë herë festën tifozëve italianë, por shumë më kërkojnë të vij tek Ferrari. Nuk e di nëse do të jem ndonjëherë i tentuar, por nëse largohem nga Mercedes, skuderia italiane do të ishte natyrisht një opsion", pranon piloti anglez. Menjëherë më pas vjen edhe saktësimi: "Ndershmërisht, kur bën pjesë tek Mercedes, bën pjesë në një familje për gjithë jetën, me kushtin që ti të qendrosh me ta".

Vetëm tre ditë nga Cmimi i Madh i Monzës, pesë herë kampioni i botës i bëri elozhe kundërshtarëve: "Ferrari ka dy pilotë të mëdhenj e nuk besoj se për Leclerc do të jetë e komplikuar të përsërisë veten. Përkundrazi, mendoj se është më e thjeshtë për të të vazhdojë pas suksesit në Spa e të bëjë dopietë".

"Natyrisht do të bëj të pamundurën për ta ndaluar – përfundoi Hamilton duke u përqednruar tek gara e ardhshme – edhe pse me gjithë këto ngushtica do të jetë e vështirë. Koha do të jetë e ndryshueshme e mund të na i bëjë gjërat më të thjeshta ose më të vështira. Duhet provuar në pistë për ta kuptuar".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI