Flash

Francë-Shqipëri 4-1: Mavraj nuk e dramatizon, Roshi pranon fajin, Bare i befasuar...

Lapsi.al 7 September 2019
Francë-Shqipëri 4-1: Mavraj nuk e dramatizon, Roshi pranon fajin, Bare

4-1 është rezultati i takimit në Stade de France mes kombëtares kuqezi dhe kampiones në fuqi të Botës, Francës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset Euro 2020.

Pavarësisht humbjes së thellë, i pyetur nga gazetarët Mërgim Mavraj ka theksuar diferencat mes dy skuadrave: “Nuk është Franca që ishte atëherë, edhe ne nuk jemi në të njëjtën situatë. Me top ata ishin shumë të fortë, kishin cilësi shumë të lartë. Në mbrojtje nuk ishin aq mirë. Ne nuk kishim guxim. Nuk e shikoj dramatike ndeshjen, siç e shihni ju, duke ditur ku luajtur. Himni? Nuk kërkuam asgjë më shumë se himnin kombëtar. Na jep shumë motivim. Pse mos i kërkojmë të drejtat tona”.

I aktivizuar si mbrojtës krahu ndaj Francës, Odise Roshi pranoi se paraqitja e tij nuk ishte në nivelin e duhur: “Ne kemi bërë një ndeshje jo të mirë, me 2 gabimet e mija që pësuam 2 gola. Të gjithë çunat bënë maksimumin. Duhet të shikojmë ndeshjen e ardhshme, kundër Islandës. Ta harrojmë Francën! Gjithmonë mua më keni parë në sulm, por sot luajta në mbrojte, për shkak të sistemit. Është e vështirë të luash kundër Francës në atë pozicion. Të marrim një rezultat sa më të mirë kundër Islandës dhe ta harrojmë sa më shpejt këtë humbje”,

Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, e pranon që u befasua kur e pa veten në formacion ndaj Francës. "Surprizë që isha titullar, sepse gjatë javës nuk isha në formacion, por sot më tha se do jem. Jam gati gjithmonë. Ata kishin gjithë lojës kontrollin, dhe kjo ishte vështirësi. Futeshin nga brenda dhe nga jashtë, dhe na vunë shumë vështirësi në mbrojtje", tha Bare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI