Flash

"Për këta tifozë ia vlen edhe të vdesësh": Muriqi i ekzaltuar pas fitores, Challandes krenar për Kosovën

Lapsi.al 7 September 2019
"Për këta tifozë ia vlen edhe të vdesësh":

Një fitore si ajo kundër Republikës Ceke, një kundërshtari autoritar e pa pesë mungesa të rëndësishme, do të ekzaltonin këdo. Kosova ia doli të fitojë me përmbysje, duke kërcënuar vendin e parë të grupit e duke ngjitur në piedestal edhe njëherë protagonistë si Vedat Muriqi, apo tekniku Challandes. Sulmuesi i Fenerbahce në intervistën pas ndeshjes ka pranuar se ajo kundër çekëve ka qenë një sfidë e lodhshme fizikisht, por për publikun dhe atmosferën që krijohet në stadiumin “Fadil Vokrri” ia vlen edhe të vdesësh: "Në gjithë këtë atmosferë këtu ia vlen edhe të vdesësh”, ka thënë Muriqi pas ndeshjes bën të ditur Gazeta Express. “Pasi e barazuam rezultatin shpejt, arritëm që të fitojmë këtë ndeshje edhe me përkrahjen e publikut. Ia vlen për këtë stadium e për këtë popull që ta lëmë edhe shpirtin”.

I lumtur pa asnjë dyshim edhe tekniku Challandes, skuadra e të cilit nuk njeh humbje prej 15 ndeshjesh: “Ky ishte mentaliteti i duhur, e treguam se jemi një skuadër të jashtëzakonshme, kundër një rivali shumë të mirë dhe ne duhet të jemi shumë krenar për punën dhe gjithçka që dhanë futbollistët në fushë” - u shpreh Challandes -. Skuadra reagon si skuadër dhe kjo më gëzon mua”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI