Flash

Tërhiqet lojtari i vetëm që ka fituar Tripletën me dy klube: “The End. Drejt një sfide të re”

Lapsi.al 7 September 2019
Tërhiqet lojtari i vetëm që ka fituar Tripletën me dy klube:
"The end". Në moshën 38 vjecare, pas një karriere të jashtëzakonshme në të cilën ka fituar praktikisht gjithcka në nivel klubi, për Samuel Eto'o ka ardhur momenti i lamtumirës nga futbolli i luajtur: sulmuesi kamerunas, që në Itali ka luajtur me fanellën e Inter e Sampdoria, ka lajmëruar botën për fundin e karrierës së tij me një postim në profiling e tij në Instagram: “Fundi. Drejt një sfidë të re. Faleminderit të gjithëve, me shumë dashuri”.
Një lajmërim që natyrisht ka shkaktuar reagimet e panumërta të fansave të Eto'o, që kanë mbushur me komente postimin, për të falenderuar sulmuesin, katër herë fitues të Topit të Artë afrikan (një rekord që e ndan me Yaya Touré). Ndeshja e fundit e luajtur nga Eto'o ishte ajo e 17 prillit mes Muaither SC e Qatar SC, klubi i fundit i një karriere të gjatë në të cilën ka veshur fanellat e Real Madrid, Maiorca, Barcellona, Inter, Anži, Chelsea, Everton e Sampdoria përpara se të transferohej në Turqi e më pas në Katar. Ka debutuar në Kombëtare kur nuk kishte mbushur ende 16 vjec e me fanellën e Kamerunit ka fituar dy herë Kupën e Afrikës e një medalje të artë historike në Olimpiadën e Sydney, por me klubet Eto'o ka arritur trofetë më të rëndësishëm, duke fituar katër tituj kombëtar e tre Champions League mes Italisë e Spanjës, duke u bërë i vetmi lojtar që ka fituar Tripletën me dy klube të ndryshme (Barça në 2009 e Inter në 2010). Cila është sfida për të cilën flet Eto'o në postimin e tij? Ndoshta e prêt një pankinë (në Turqi ka qenë edhe trajner lojtar), kohë më parë kishte rrëfyer për Canal Plus që do ti pëlqente të bënte trajnerin, ose një rol brenda federatës së vendit të tij. Një gjë është e sigurtë: shënuesi më i mirë i historisë së Kamerunit (56) ka varur këpucët në gozhdë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI