Flash

Mihajlovic fillon jetën e vështirë: kundër Brescia nuk do të jetë, rinis terapia

Lapsi.al 8 September 2019
Mihajlovic fillon jetën e vështirë: kundër Brescia nuk do

Pas debutimit, disi surprizë, në Verona e konfirmimi kundër Spal, Sinisa Mihajlovic do të jetë i detyruar të bëjë mungesën e parë në Serie A në pankinën e Bologna. Tekniku serb ka rinisur kurat kundër leucemisë e duhet të kthehet në spitalin Sant'Orsola për ciklin e dytë të kemioterapisë (i pari kishte përfunduar pak para transfertës në Bentegodi në fund të gushtit).

Mihajlovic, kështu, do të humbasë me siguri ndeshjen kundër Brescia, e programuar për të dielën në 15 shtator në stadiumin Rigamonti, duke i lënë detyrën për të udhëhequr kuqeblutë nga pankina, ndihmësit të tij De Leo. Tekniku do të qendrojë megjithatë në kontakt me Miroslav Taniga, bashkëpunëtorin e tij, për indikacionet taktike mbi ndeshjen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI