Flash

"Po çmendem që nuk jam titullar": Ter Stegen sfidon Neuer për pankinën e Gjermanisë

Lapsi.al 8 September 2019
"Po çmendem që nuk jam titullar": Ter Stegen sfidon Neuer

I nominuar për cmimin Fifa The Best si portieri më i mirë i sezonit të kaluar, Marc-André Ter Stegen në Kombëtare është gjithnjë nën hijen e Manuel Neur, titullar i padiskutueshëm kur dëmtimet e lënë të qetë. “Sigurisht, më bën të cmendem kjo situatë. Bën më të mirën e nuk je aty ku duhet të jesh - ka shpjeguar numri 1 i Barcellona për T-Online -. Sidoqoftë me kohën mendoj se kam gjetur një përgjigje. Kam fiksuar prioritetet e mia. Dua të kem sukses dhe objektivi im i madh është të jem titullar i Kombëtares, por jo me cdo kusht. Futbolli është një gjë, por humanizmi është më i rëndësishëm".

Ter Stegen është i padiskutueshëm në kuadratin e portës së Barcellona, por kjo nuk ka mjaftuar të spostojë Neuer nga hierarkia. Në fakt, portieri i Bayern Munchen përpara se të goditej nga dëmtime të njëpasnjëshme konsiderohej portieri më i mirë në botë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI