Flash

Rudi Vata kërkon largimin e Mavraj, kosovari replikon me ironi: "Unë njoh vetëm një Vata…"

Lapsi.al 8 September 2019
Rudi Vata kërkon largimin e Mavraj, kosovari replikon me ironi:

Franca ka lënë pasoja të forta jo vetëm mbi moralin e lojtarëve, por edhe në atmosferën brenda dhomave të zhveshjes e ajrin që thithet rreth saj. Një lojë nën ton, shumë gabime, pak gjëra për të shpëtuar e polemika, që nuk duket se i shërbejnë askujt në këtë moment. Mes ish-kapitenit të kombëtares Rudi Vata e Mërgim Mavrajt replikat në distancë janë bërë të forta. Kosovari ka zgjedhur të jetë ironik në përgjigje të deklaratës së shkodranit, i cili u shpreh pas ndeshjes Shqipëri-Francë, se Mavraj duhet të largohet nga Kombëtarja.

Pak fjalë, por me shumë kuptim, për të goditur drejt e aty ku synonte. Mavraj edhe në postimin e tij në “InstaStory”, ka qenë i drejtëpëdrejtë si gjithnjë, pa e humbur dozën e ironisë që e karakterizon: “Unë vetëm një Vata njoh”.

Foto nuk lë hapësirë për interpretimit se bëhet fjalë për Fatmir Vatën që ka luajtur në Bundesligë. Sulmuesi shtatshkurtër ka veshur 17 herë fanellën e Shqipërisë, pa realizuar asnjë gol me kombëtaren, por nga të gjithë mbahet mend për grintën e tij në fushë edhe kundër atyre si Oliver Kahn.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI