Flash

Pas fshikullimës nga Mancini, vjen goditja e dytë për Zaniolo e Kean: "Duhet të respektojnë rregullat”

Lapsi.al 9 September 2019
Pas fshikullimës nga Mancini, vjen goditja e dytë për Zaniolo e

Hyrja në radhët e Kombëtares së moshës deri në 21 vjeç ka qenë një sukses i vërtetë për Paolo Nicolatto, që debutimin e tij e ka nisur me një poker ndaj Moldavisë. Trajneri i të kaltërve, për mikrofonët e Radio “Anch’io sport", është ndalur mbi të gjithë në talentet më të mëdhenj të skuadrës së tij Zaniolon dhe Kean, të thirrur në kombëtaren e madhe nga Mançini, por të kthyer përsëri tek skuadra e Under 21: “Janë dy lojtarë me talent dhe me cilësi shumë të mëdha, por duhet të respektojnë rregullat dhe të reflektojnë drejtë mbi ndonjë gabim".

Tekniku i shpresave të Italisë i referohet sjellje së dy lojtarëve të talentuar, pa ngurruar ti kujtojë se askush nuk është i pazëvendësueshëm: "Të gabosh – vazhdon Nicolatto – nuk është ndonjë problem i madh, por problemi është të mos mësosh nga gabimet. Të bësh lojtarin nuk është vetëm të kesh cilësi për të luajtur, por të bësh një punë të përbashkët në grup, me rregulla që nuk janë të shumta, por duhen respektuar”.

Duke u ndalur më pas tek talenti i ri i Romës, tekniku vazhdon, këtë herë me elozhe: “Mund të funksionojë në çdo rol, në çfarëdo zone të fushës. E kemi përdorur në kombëtare në pozicione të ndryshme, cilësitë e tij janë të atilla që mund të jetë i përdorshëm në çfarëdolloj pjese”.

Të këshilluara

Tottenham dhe PSG duan Dybala në janar

Edhe pse tregu është i mbyllur, situata e Dybala në shtëpinë e Juve është ende e nxehtë. Për një kohë të gjatë me valixhet gati këtë verë, argjentinasi mbeti në...

18:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI