Flash

Tolisso: "Coutinho dhe Perisic për të fituar Tri Trofetë"

Lapsi.al 9 September 2019
Tolisso: "Coutinho dhe Perisic për të fituar Tri
Pas një sezoni të ndërlikuar të triumfeve në minutin e fundit dhe zhgënjimeve në skenat evropiane, Bayern Munich është përpjekur të rindërtojë ekipin duke u angazhuar me blerje të lakmuara dhe racionale, të cilat duket se që tani i pëlqejnë një lojtari në veçanti. Corentin Tolisso është duke shijuar ardhjet e reja mes radhëve bavareze, pa fshehur ambiciet për këtë sezon të ri. Nga Coutinho te Perisic, për të kaluar te objektivi i vendosur dhe për t'u arritur me fanellën e klubit gjerman. Këto janë deklaratat e bëra në 'Sky Sport Deutschland'.

"Coutinho ka gjithçka për t'u bërë një lojtar i klasit botëror. Ai i kishte vitet e tij më të mira te Liverpool ku ishte shkatërrues, por për ne do të jetë i rëndësishëm dhe mund të bëjë përsëri një ndryshim. Ai dhe Perisiç do të jenë të rëndësishëm për ne, falë tyre mund të synojmë fitoren e Tre Trofeve".

Fjalë të ëmbla ato të francezit, që vlerëson ish-brazilianin e Barça dhe Liverpool. E njëjta gjë vlen edhe për Ivan Perisic, kroatin që vjen nga nga një mbyllje e stuhishme me Interin, me një të kaluar në Bundesligë me fanellën Wolfsburg dhe i përcaktuar si i rëndësishëm për të arritur të ashtuquajturin "Tre Trofetë" (Kampionati, Kupa Kombëtare dhe Liga e Kampionëve).

Të këshilluara

Tottenham dhe PSG duan Dybala në janar

Edhe pse tregu është i mbyllur, situata e Dybala në shtëpinë e Juve është ende e nxehtë. Për një kohë të gjatë me valixhet gati këtë verë, argjentinasi mbeti në...

18:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI