Flash

Tottenham dhe PSG duan Dybala në janar

Lapsi.al 9 September 2019
Tottenham dhe PSG duan Dybala në janar

Edhe pse tregu është i mbyllur, situata e Dybala në shtëpinë e Juve është ende e nxehtë. Për një kohë të gjatë me valixhet gati këtë verë, argjentinasi mbeti në Torino për të luajtur shanset e tij, por Sarri nuk duket se është i gatshëm ti japë shumë hapësirë. Dhe kështu, sipas Daily Express, Joya bardhezi tashmë mund të largohet nga Italia në janar. Në gjurmët e tij janë mbi të gjitha Tottenham dhe PSG, të gatshëm për të bërë oferta interesante për Paratici.

Për momentin jemi akoma në fushën e hipotezave, por nga Anglia ka thashetheme mjaft të vazhdueshme për të ardhmen e Dybala, i zhvendosur tani si në një rezervë luksi për Juve. Duke folur teknikisht, argjentinasi dëshirohet si nga Spurs dhe nga PSG, dhe të dyja klubet janë duke përgatitur një plan për të bindur Partici të lirojë sulmuesin e Juventusit. Natyrisht me zgjidhje të ndryshme. Nga njëra anë, Tottenham do të synonte ta blinte plotësisht, mbase duke e vendosur në pjatë kartonin e Eriksen, në skadencë kontrate në qershor 2020. Një veprim i rëndësishëm, me Pochettino gati për ti dhënë vendin e danezit ish-it të Palermo. Nga ana tjetër, PSG do të donte Dybala si huazim, në pritje të zgjidhjes së çështjes Neymar dhe më pas të përfundojë goditjen në verë për lirim. Për të ardhmen e Joya bardhezi "countdoën" ka nisur dhe janari është afër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI