Flash

"Boban idhulli im, nuk zgjodha paratë": Igli Tare rrëfehet për Corriere dello Sport

Lapsi.al 10 September 2019
"Boban idhulli im, nuk zgjodha paratë": Igli Tare rrëfehet

Igli Tare ka planifikuar një Lazio më në fund për Champions League ("E kam me nxitim ta arrij këtë gjë, grupi e di që në tre vitet e fundit mund ta kishim luajtur pa problem") por historia mund të shkonte edhe krejtësisht në një mënyrë tjetër. Interesimi veror i Milan ishte serioz e vetë drejtori sportiv shqiptar tregon: "Boban ka qenë idhulli im, Maldini shembull si lojtar e drejtues. E kam prekur me dorë aktin e dashurisë që kanë përmbushur ata. Por e imja ishte një zgjedhje me zemër, të largohesha do të ishte e gabuar. E përsëris, zgjodha me zemër, jo për paratë".

Tare, në intervistën e dhënë për Corriere dello Sport, nuk e fsheh lidhjen sentimentale me ambjentin bardhekaltër: "Kur dal jashtë Italisë e kuptoj që Lazio është një emër i rëndësishëm. Përpara se të largohem që këtu do të mendohem shumë mirë, e di që kam krijuar dicka të bukur bashkë me shoqërinë, stafin teknik e lojtarët".

E meqë jemi tek lojtarët, edhe Milinkovic-Savic mund të ishte larguar nga kryeqyteti: "Nëse do të largohej, Yazucu kishte karakteristikat e duhura për ta zëvendësuar. Por ishte edhe një emër tjetër. Tani ai do të rinovojë kontratën, por gjithnjë duke ruajtur ekuilibrat e duhur".

Të këshilluara

Tottenham dhe PSG duan Dybala në janar

Edhe pse tregu është i mbyllur, situata e Dybala në shtëpinë e Juve është ende e nxehtë. Për një kohë të gjatë me valixhet gati këtë verë, argjentinasi mbeti në...

18:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI