Flash

"Doja kthimin e Neymar, nuk jam mik me CR7": Messi ka një kusht për të qendruar te Barcellona

Lapsi.al 12 September 2019
"Doja kthimin e Neymar, nuk jam mik me CR7": Messi ka një kusht

Duket si një paralajmërim për shoqërinë, edhe pse Lionel Messi ndihet "un jugador más", një lojtar si të tjerët, por në fund të fundit dihet që nuk është. Ndoshta nuk vendos ligjin në merkato, por për të ardhmen e tij po: "Nuk kam ndërmend të lëviz, dua të qendroj tek Barcellona e të mbyll këtu karrierën sepse këtu është shtëpia ime, por dua një projekt fitues".

Në një intervistë të gjatë dhënë për Sport, kampioni blaugrana ka folur edhe për situatën e tij kontraktuale, pa mohuar se ekziston klauzola që e liron falas në 2020: "Nuk dua një kontratë të gjatë e të rri këtu sepse kam kontratë. Dua të qendroj sepse jam mirë fizikisht e jam i rëndësishëm në një projekt fitues. Kontrata nuk më intereson".

Messi tregoi edhe situatën e tij fizike, me dëmtimin që e pengoi të bëjë debutimin e tij këtë sezon: "Unë stërvitem i veçuar, nuk ka një datë të caktuar të rikthimit". Për çështjen Neymar, argjentinasi nuk ngurroi ti hidhte një shigjetë klubit: "Sinqerisht, unë nuk e di nëse u bë gjithçka ishte e mundur për ta sjellë këtu. Flisja me të gjatë tratativave dhe ai dëshironte të kthehej. Kthimi i tij do t'i jepte një hap cilësor klubit, si për sponsor ashtu edhe si imazh. E ndoqa çështjen nga gazetat dhe jo gjithçka ishte shumë e qartë. Pastaj nuk u bë gjë për këtë cështje dhe nuk kam folur akoma me të. Në dhomat e zhveshjes nuk imponojmë asgjë, thjesht japim mendimin tonë. Unë nuk komandoj, luaj futboll. Nuk jam i zemëruar që nuk u rikthye, por do të më pëlqente."

Në fund dueli me Ronaldon: "Ne nuk jemi miq sepse nuk kemi ndarë kurrë dhomat e zhveshjes, por në gala takohemi gjithmonë, flasim dhe nuk kemi asnjë problem. E fundit ishte ajo në të cilën folëm më shumë dhe kaluam më shumë kohë së bashku. Nuk e di nëse do të hamë së bashku, sepse të dy kemi angazhimet tona dhe nuk e di nëse mund t'i bëjmë të përkojnë, por nuk kam problem ta pranoj ftesën e tij për darkë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI