Flash

Evra kthehet në Old Trafford: aventurë e re e francezit me United

Lapsi.al 12 September 2019
Evra kthehet në Old Trafford: aventurë e re e francezit me United
Patrice Evra kthehet protagonist në rrjetet sociale. Ish-mbrojtësi i Juventus ka festuar në Instagram ditën e tij të parë si trajner, por këtë herë me një video ekzaltuese. Francezi, që ka varur këpucët në gozhdë, ka nisur një aventurë të re si ndihmës-trajner i U18 të Manchester United.
"Nuk mund të përshkruaj si ndihem në këtë moment" ka shkruar Evra, i lumtur që është kthyer në shtëpi pasi ka veshur fanellën e Red Devils nga 2006 në 2014 (e ka fituar ndër të tjera një Champions e 5 Premier): "Të veshësh këtë fanellë më bën njeriun më të lumtur në botë" ka pranuar, duke lajmëruar se ka kryer me sukses ditën e tij të parë si trajner. Ashtu si shpjegon The Sun, Evra do të ndihmojë Neil Ryan në rritjen e talenteve të reja të United, me objektivin për të bërë eksperiencë, në mënyrë që një ditë, ndoshta të drejtojë ekipin e parë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI