Flash

Mourinho, filozofi mbi refuzimet: “Dua të jem i vërtetë me veten time dhe me ata që më duan”

Lapsi.al 12 September 2019
Mourinho, filozofi mbi refuzimet: “Dua të jem i vërtetë me

Jose Mourinho është nga ata emra që kërcënojnë të gjitha pankinat e mëdha të Europës. Hija e portugezit është e destinuar të trembë trajnerët, natyrisht atyre që i rrëshkasin këmbët. Gjatë një interviste të dhënë për mikrofonët e Kanalit 11, ish-trajneri i Interit, ka komentuar kështu vendimin e tij për të refuzuar propozime të ndryshme për t’u rikthyer në drejtimin e një skuadre: “Kam refuzuar propozime të ndryshme për t’u rikthyer, sepse dua të kthehem atje ku më takon, tek ajo që është gjithnjë jeta ime, të drejtoj në nivele të larta për të fituar. Në ditën e sotme, shumë të rinj duan të bëhen trajnerë futbolli. Në kohët e mia, ëndërronim të ishim lojtarë dhe të arrinim në nivelet më të larta, por tani është ndryshe”.

Egoizmi ka qenë një karakteristikë që e ka dalluar gjithnjë portugezin, por ndoshta edhe pika që e ka bërë të vecantë: “Dua të jem besues dhe i vërtetë me veten time, me ato që më duan, me ato që më kanë ndjekur gjithmonë. Kam një përgjegjësi të madhe ndaj shumë personave dhe shumë të rinjve për të cilët jam një pikë referimi. Kam përgjegjësinë të jem Joze Mourinho deri në ditën e fundit”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI