Flash

Nostalgjia Del Piero: “12 shtator 1993, fillimi i një ëndërre”

Lapsi.al 12 September 2019
Nostalgjia Del Piero: “12 shtator 1993, fillimi i një

Ajo e sotmja është një datë speciale jo vetëm për tifozët e Juventus, por për gjithë adhuruesit e futbollit të bukur, ata që pëlqejnë fantazinë e lojës, penelimet e trajektorëve: ekzaktësisht 27 vjet më parë debutonte për herë të parë me fanellën bardhezi Alessandro Del Piero. Vetë ish-kapiteni ka dashur ta kujtojë këtë moment me një postim në Instagram, me mesazhin ‘Seriaoperacioninostalgji’ një faqe sociale që kujton pikërisht momentet më domethënës në botën e futbollit.

Foto e zgjedhur, është ajo e Pinturicchio me fanellën e parë me vija bardhezi, e poshtë imazhit citimi: “12 shtator 1993, nuk është një ditë si të tjerat. Është dita kur filloi një ëndërr. Është dita kur Alex, një djalosh si ne, një djalosh plot talent e pasion pushtoi zemrat e miliona personave. 27 vjet më parë në një Foggia-Juventus, Alex bënte debutimin në Serie A”. E sigurisht, përvec Del Piero, kjo ditë ka prekur zemrat e të gjithë futboll dashësve.

https://www.youtube.com/watch?v=odnslTrqECI

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI