Flash

80 mijë spektatorë në Bernabeu, por jo për Real Madrid: ideohet dueli epik Federer-Nadal

Lapsi.al 13 September 2019
80 mijë spektatorë në Bernabeu, por jo për Real Madrid:

Rivaliteti legjendar mes Roger Federer e Rafa Nadal shkon përtej tenisit. Kaq ka mjaftuar që Real Madrid, klubi i futbollit më i titulluar, më i pasur e më fitues në botë, dëshiron të organizojë një ndeshje ekzibicioni në Santiago Bernabeu, që do të hynte direkt në historinë e këtij sporti. Objektivi, në fakt, është të thyejë rekordin e spektatorëve për një ndeshje tenisi, duke kapur kuotën 80 mijë.

Idenë e kësaj inisiative të mundshme e ka zbuluar ABC, sipas të cilit Florentino Perez, mbi të gjitha për motive ekonomike, ka në mend atë që do të ishte një event i natyrës botërore. Deri tani vendin e parë për numrin e publikut e mban një sfidë mes Serena Ëilliams e Kim Clijsters që është zhvilluar në Bruksel në 2010 përpara 35.681 "tifozëve".

Florentino kërkon "të dyfishojë" atë shifër, duke i bërë një dhuratë të mrekullueshme Rafa Nadal, që ka lindur në Majorka, por është një tifoz i cmendur i Real Madrid, për të luajtur në tempullin e blancos, kundër rivalit të tij më të madh.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI