Flash

Fiorentina copëton Juventus para Champions: 0-0 dhe dy dëmtime të rënda për bardhezinjtë

Lapsi.al 14 September 2019
Fiorentina copëton Juventus para Champions: 0-0 dhe dy dëmtime të

Juventus del nga Artemio Franchi me një pikë dhe infermerinë plot. E para në pankinën e kampionëve të Italisë në Serie A për Maurizio Sarri nuk ka qenë pozitive. Fiorentina i rrëmben barazimin, duke e vënë në vështirësi të madhe skuadrën juventine, që duhet të nisë të shqetësohet, jo vetëm lëshimin në javën e tretë të kampionatit, por edhe debutimin në Champions, ku shqetëson shumë gjendja e Douglas Costa e Miralem Pjanic

Dy futbollistët janë detyruar të dalin nga fusha e lojës gjatë pjesës së parë të sfidës me Fiorentinën. Për të dy, parashikimi është dëmtim muskular: braziliani është zëvendësuar nga Bernardeschi pas vetëm 8 minutash lojë, i bllokuar në kofshën e djathtë. Për boshnjakun, një lodhje muskulare e pulpës, që e detyroi të braktisë fushën në të 44', i zëvendësuar nga Bentancur.

Ende të paqarta kohët e rikuperimit, me dy lojtarët që do ti nënshtrohen kontrolleve mjekësore në orët e ardhshme. Një goditje e rëndë për bardhezinjtë që rrezikojnë të mos i kenë dy lojtarët e rëndësishëm për sfidën e Champions League në Madrid kundër kundër Atleticos të merkurën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI