Flash

Video/ "Neymar bir k..." thërrasin tifozët, por braziliani bën magjinë e fitores së PSG në të 91'

Lapsi.al 14 September 2019
Video/ "Neymar bir k..." thërrasin tifozët, por braziliani

Neymar pret një ndeshje të tërë, duron fishkëllimat e Parc de Prince, për ti kujtuar tifozëve të Psg, atëherë kur nuk e besonin më, se cfarë është i aftë të bëjë. Në ndeshjen e shtëpisë kundër Strasburg, parisienët vuajnë shumë dhe rrezikojnë të pësojnë kundërsulmet kundërshtare, por Tuchel merr kreditet e një ndeshje që shkonte drejt barazimit, falë një kryevepre të brazilianit të urryer, që në akrobaci lë shenjën në ndeshjen e tij të parë sezonale me PSG.

"Neymar hijo de puta" ishte kori i tifozëve të Psg, që pritën kthimin e brazilianit me fishëkëllima në Parc de Prince. Sfida mes Paris Saint-Germain e Strasburg ofroi të gjithë elementët për të shkruar një roman perfekt. Në letër, rezultati duhej të ishte pozitiv për vendasit, kundër një kundërshtari që nuk kishte fituar kurrë në Paris në kampionat e ende pa sukses në Ligue 1. Por në fushë, skuadra e Tuchel nuk bën asnjë goditje në portën në 45 minuta, e kur 0-0 dukej e shkruar, ja goditja e gjeniut që i kushtoi Psg 220 milionë dy vjet më parë: kros nga e majta, rovjeshatë e Neymar, që fishkëllimat i transformoi në duartrokitje.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/09/ney-gol.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI