Flash

"Do ta marrë me shkelma b...”. Tyson Fury provokon Wilder, pas fitores së përgjakur ndaj Wallin

Lapsi.al 15 September 2019
"Do ta marrë me shkelma b...”. Tyson Fury provokon Wilder, pas

Boksieri britanik, Tyson Fury, i dëmtuar rëndë në vetullën e majtë në raundin e tretë, arriti të mposhtë suedezin Otto Wallin me pikë, në ringun e T-Mobile Arena të Las Vegas (Nevada). Fury, 31 vjec, ish-kampion i peshave të rënda Wba, Wbo e Ibf, ka fituar me vendim unanim të arbitrave (116-112 / 117-111 / 118-110) pas 12 raundesh në të cilët tregoi edhe njëherë kapacitetin e tij për të mbijetuar në një situatë të vështirë. Ishte një mask e vërtetë gjaku, por arriti të marrë një fitoire, edhe pse në lojë nuk ishin tituj. Nga këndi i tij i thërrisnin “pa panik, pa stres”, por britaniku kishte frikën e stresin e dëshirës për fitore.

Fitorja e 29 në karrierë, nga të cilat 20 para kohës. Fury, i mbiquajtur Gipsy King, i ka shkaktuar humbjen e parë suedezit në 22 ndeshje e shkon fitues drejt ndeshjes së programuar në 22 shkurt kundër amerikanit Deontay Wilder, e vlefshme për brezin Wbc. “Deontay, tjetri je ti” ka thënë Fury me mënyrën e tij prej 'shoëman'. Gjiganti anglez kërkon të bëhet mbret në kategorinë më prestigjoze që është bërë e hapur pas humbjes së Anthony Joshua. Për Ëilder britaniku vazhdoi: “Do ta hedh në tapet. Këtë herë nuk ndeshem pas tre vjetësh inaktiviteti, në të cilën kisha abuzuar me alkoolin. Këtë herë do ta marrë me shkelma b...”. Objektivi i Fury është të kthehet në statusin e 2015, kur mposhti Wladimir Klitschko duke u bërë kampion i WBA, WBO e IBF.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI