Flash

Parametër zero? United fshin rivalitetin: De Gea është portieri më i paguar në botë

Lapsi.al 16 September 2019
Parametër zero? United fshin rivalitetin: De Gea është portieri
"Tani e ardhmja ime është përfundimtare, dua të ndihmoj skuadrën të arrijë fitore të reja. Dua të jem model për më të rinjtëqë vijnë këtu, për ti bërë të kuptojnë ku kanë mbërritur". Këto janë fjalët e David De Gea pas firmës mbi rinovimin e kontratës me Manchester United. Spanjolli, i kërkuar në të kaluarën edhe nga Real Madrid e Psg, do të qendrojë me Red Devils deri në qershor të 2023, me opsionin për një tjetër vit. Portieri do të përfitojë tashmë me rinovimin 13 milionë paund në sezon, duke i dhënë fund shpresës së Juventus apo PSG, për ta marrë në fund të sezonit me parametër zero: “Është një privilegj për mua të kaloja 8 vite, të ky klub i shkëlqyer. Nuk e kisha menduar kurrë se do të luaja 350 ndeshje për Juanjtid". Spanjolli që shkonte në skadencë kontrate në qershor 2020, kishte pakënaqësi për mënyrën e trajtimit në klub, referuar pagës së cmendur që përfitonte Alexis Sanchez. Në fakt, De Gea e kishte bërë të qartë se kërkonte të njëjtën pagë të kilenit, e drejtuesit sic duket e kënaqën. Me largimin e Alexis drejt Inter, rinovimi i portierit shkon pothuaj me të njëjtat shifra.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI