Flash

"Ai e ka kuptuar si funksionon?": edhe CR7 në shënjestër të ultràsve

Lapsi.al 17 September 2019
"Ai e ka kuptuar si funksionon?": edhe CR7 në

Pas 12 masave ndaluese kundër disa prej kryetarëve ultras të Juventus, dalin edhe detajet e para të hetimit. Nga letrat zbulohet një panoramë kërcënimesh, presioni e dhune. E mbiquajtur "Last banner", operacioni tregon mekanizmat e përdorura për të patur privilegje në Allianz Stadium e të bërit biznes në kurriz të klubit. Në një frazë të dokumentuar nga përgjimet, spikat emri i CR7, që ka përfunduar në shënjestër të ultràsve se ka goditur një top në tribunë dhe jo drejt kthesës në fund të ndeshjes. "Po ai e di si funksionojnë gjërat? – thonë disa nga kryetarët -. Këtu është vetëm sektori i kthesës".

Fjalë që me sa duket nuk janë pasuar me anjë paralajmërim direkt ndaj kampionit portugez, që nuk e kishte kuptuar "fuqinë" e Kthesës në Stadium e plotësisht jashtë hetimit. "Pa biletat, do ta paguani", thoshin krerët e Drughi, Tradizione, Viking e Nucleo 1985, ndaj klubit, duke kërcënuar se do të kontestonin lojtarët, se do të ndiznin tymuese në sector, do të organizonin grevë tifo ose kore raciste apo denigruese për të rritur tensionin dhe gjobitur shoqërinë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI