Flash

Moratti ekzalton Inter me krahasimet: “Çfarë force Conte! Sensi më kujton Sneijder”...

Lapsi.al 17 September 2019
Moratti ekzalton Inter me krahasimet: “Çfarë force Conte!

“Sensi më kujton Sneijder”. Massimo Moratti i ka dhuruar Interit shumë tituj sportiv, por edhe ato gazetaresk ai i menaxhon shumë mirë, duke e krahasuar mesfushorin, që është duke i magjepsur zikaltërit, me holandezin që ishte një nga simbolet e tripletës së 2010-ës. I intervistuar në mbrëmjen e vonë, në dalje nga restoranti në qendër të Milanos, në të cilën kishte darkur me pronarin Zhang Jindong, presidentin Stiven, drejtuesit zikaltër dhe disa miq kinez, ish-presidenti ka folur për futbollin duke i dribluar thjeshtësisht pyetjes mbi derbin e së shtunës.

“Familja Zhang është shumë e sjellshme – ka thënë Moratti – si Stiveni, ashtu dhe babai i tij. Janë të gatshëm dhe të prirur të bëjnë mirë dhe janë të lumtur për situatën aktuale. Jam shumë i impresionuar nga Sensi dhe nga trajneri. Janë hedhur bazat për të bërë mirë. Conte është i zoti, në deklaratat që bën, në shpirtin që i ka dhënë skuadrës. Por nuk e prisja një Sensi kaq të fortë, është inteligjent, ka shpejtësi, ka ndryshuar skuadrën, ashtu si bëri dikur Sneijder.

Titulli kampion nuk përmendet, por janë bazat për të luftuar”. Thjesht mbyllja paragjykuese për sfidën e afërt me Milanin: “Për derbin nuk thuhet asgjë”, përshëndet duke qeshur Moratti.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI