Flash

Si e çensuroi News 24 spotin lakuriq të Sokol Ballës

Lapsi.al 17 September 2019
Si e çensuroi News 24 spotin lakuriq të Sokol Ballës

Starti i emisionit Real Story të Sokol Ballës në News 24 nuk ka qenë fiks ashtu sikurse ishe menduar nga vetë moderatori që braktisi Vizion Plus-in për televizionin informativ. Për të bërë bujë, për të tërhequr vëmendjen, për të ngjallur diskutim rreth ndryshimit të ekranit balla kishte menduar një spot mjaft provokativ dhe intrigues. Fillimisht shfaqej një pishinë bosh e filmuar nga poshtë, shfaqeshin disa tirta në anglisht ku luhej me dy kuptime edhe personal edhe të përgjithshëm edhe për autorin edhe për emisionin ku në fund figuronte slogani se e vërteta mbetej e gjallë.

Por surpriza mbi tortë, në fund të atyre 50 sekondave spot, shfaqej vetë gazetari lakuriq, me syze dhe me trupin e mbuluar me tatuazhe.Madje kjo u njoftua edhe nga disa media online që i referoheshin mediave sociale të gazetarit. Madje Tirana Poste e quajti këtë provokim lakuriq si një mprehje shpatash për rrëmbimin e audiencës.

 

 

Por, kur spoti i Real Story u shfaq në transmetim, të gjithë atë që ishn prehur mbetën të zhgënjyer. Titrat që fillimisht ishin anglisht qenë përkthyer në shqip dhe kulmi, imazhet e Sokol Ballës cullak të cilat i shërbenin kuptimit të së tërës, qenë zhdukur. Burime brenda televizionit informativ konfirmuan për Lapsi.al se 'provokimi" me lakurësi dhe tatuazhe ishte quajtur shumë i fortë nga drejtuesit e medias së re të Ballës. Kështu që spoti vazhdon të transmetohet i cunguar.

https://youtu.be/mYLnDN8b7Ek

Sokol Balla edhe më parë është shquar për formulimin e spoteve jo të zakontë. Kur filloi në Vizion Plus pas largimit nga Top Channel, ai shfaqi një spot ku shkonte me veturë Bently në studion e Real Story.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI