Flash

Super-goli nuk mjaftoi: lojtarët e Juventus acarohen me Cuadrado, Bonucci e mbron...

Lapsi.al 19 September 2019
Super-goli nuk mjaftoi: lojtarët e Juventus acarohen me Cuadrado,  Bonucci

Rezultati final i Atletico Madrid-Juventus ka errësuar pjesërisht përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Juan Cuadrado, ndoshta edhe për këtë, në fund të ndeshjes, ka shpërthyer një diskutim i ashpër mes disa lojtarëve të bardhezinjve e kolumbianit, në lidhje me golin e parë të pësuar (krosimi për Savic erdhi në krahun e djathtë). Situata është kthyer e qetë vetëm falë ndërhyrjes së Leonardo Bonucci që ka mbrojtur Cuadrado, duke mbyllur cështjen.

Kapiteni bardhezi, që e ka trashëguar shiritin pas dëmtimit të Chiellini, e ka konfirmuar incidentin në fund të ndeshjes, por duke tentuar ta minimizojë: "Debatet mes shokëve janë gjëra që bëhen në shtëpi, golat e pësuar janë përgjegjësi e të gjithëve, jo e Cuadrado apo ndonjë tjetri. Fakti që në fund të ndeshjes ka patur diskutime tregon urinë që ka kjo skuadër".

Të këshilluara

Lerda: "Partizani nis kthesën ndaj Bylis"

Shifrat nuk janë optimiste, performancat në kampionat gjithashtu, por fitorja në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Vorës 0-3 ka sjellë entuziazëm në...

15:08

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI