Flash

Topi i Artë, sulmuesit të favorizuar? Jo më: lind Trofeu Yashin

Lapsi.al 19 September 2019
Topi i Artë, sulmuesit të favorizuar? Jo më: lind Trofeu Yashin

Një Top i Artë edhe për portierët. France Football ka vendosur të dorëzojë Trofeun Yashin për portierin më të mirë të sezonit. Çmimi do të jepet gjatë mbrëmjes së Topit të Artë në 2 dhjetor. Vlerësimi do të marrë emrin e portierit legjendar rus të BRSS, Lev Yashin, i vetmi portier që ka arritur të fitojë Topin e Artë në 1963. Ceremonia do të zhvillohet në teatrin parisien të Chatelet e i ftuari i nderit do të jetë Didier Drogba.

"Ky nuk është aspak një cmim ngushëllimi, sepse do të vlerësojë portierin më të mirë të botës, zgjedhur nga e njëjta juri specialistësh ndërkombëtarë të Topit të Artë", ka shpjeguar Pascal Ferrè, kryeredaktori i revistës franceze. Përvec Trofeut Yashin e Topit të Artë, në mbrëmjen gala do të dorëzohen Trofeu Kopa për lojtarin më të mirë Under 21 e Topi i Artë për femra. Kandidatët për cmimet do të publikohen në 21 tetor.

Të këshilluara

Lerda: "Partizani nis kthesën ndaj Bylis"

Shifrat nuk janë optimiste, performancat në kampionat gjithashtu, por fitorja në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Vorës 0-3 ka sjellë entuziazëm në...

15:08

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI