Flash

Dridhet pankina e Zinedine Zidane: tek Real Madrid po qarkullojnë emrat e dy trajnerve

Lapsi.al 20 September 2019
Dridhet pankina e Zinedine Zidane: tek Real Madrid po qarkullojnë emrat e

Nuk duket më e sigurtë pankina e Zinedine Zidane. Pas debutimit të hidhur në Champions League, ku Real Madrid është shkatërruar 3-0 nga Paris Saint-Germain, tekniku i Blancos rrezikon zëvendësimin. Shfaqen menjëherë emrat e mundshëm: José Mourinho është ende I lidhur me presidentin Perez, por edhe Massimiliano Allegri duket se është një kandidat. Sipas Mundo Deportivo, Real mund të bëjë edhe një zgjidhje ekonomike, duke i besuar skuadrën Xabi Alonso.

Tekniku francez ka patur edhe vështirësinë e shumë lojtarëve të dëmtuar, porn ë anën tjetër Real Madrid është klubi që ka shpenzuar më shumë në dritaren verore të merkatos e se të rinjtë e ardhur nuk kanë mundur dot të bëjnë diferencën. Florentino Perez nuk është i kënaqur e në Madrid kanë nisur të qarkullojnë emrat e trajnerëve të ardhshëm.

Allegri është pa skuadër dhe blancos kanë qenë të interesuar edhe më parë për ish-teknikun e Juventus, por trajneri tjetër që i pëlqen shumë Perez është Mourinho, aktualisht i lirë pas aventurës me Manchester United. Portugezi e njeh mirë ambjentin, duke qenë se e ka drejtuar Real për tre sezone.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI