Flash

"Ne jemi sardë". Cagliari bën të kundërtën e Veronës: një poezi kundër racizmit

Lapsi.al 20 September 2019
"Ne jemi sardë". Cagliari bën të kundërtën e

"Ne jemi spanjollë, afrikanë, fenikas, kartagjenas, romanë, arabë, pizanë, bizantinë, piemontezë. Jemi drita e verdhë shkëlqyese që bien mbi shtigjet shkëmbore si lampadarë të ndezur". Cagliari lufton racizmin me një poezi të Grazia Deledda (gruaja e parë italiane që mori cmimin Nobel për letërsinë në 1926) që do të shpërndahet në mbrëmje në Sardegna Arena në rastin e sfidës me Genoa.

Me këtë inisiativë të bukur - "Ne jemi sardë" – klubi i Tommaso Giulini kërkon të kthjeë faqe pas fyerjeve të drejtuara (e të pasaknksionuara) ndaj Lukaku gjatë ndeshjes së fundit në shtëpi me Inter. Në këtë pikë do të ketë edhe një pozicionim të qartë të klubit kuqeblu: "Kush tradhëton vlerat tona nuk mund të qendrojë në stadiumin tonë". Një sjellje e vlerësueshme e krejt ndryshe nga ajo e Verona, që pas ndeshjes me Milan i minimizoi ofendimet për Kessie.

"Respekti e integrimi janë vlera që bëjnë pjesë gjithnjë në kulturën. Ti mbrojmë të gjithë bashkë me krenari” përfundon komunikata drejtuar për tifozët, sardi e jo vetëm.

Të këshilluara

Lerda: "Partizani nis kthesën ndaj Bylis"

Shifrat nuk janë optimiste, performancat në kampionat gjithashtu, por fitorja në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Vorës 0-3 ka sjellë entuziazëm në...

15:08

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI