Flash

100 vjet traditë inspirojnë fanellën e re të Barcellona: Nike fshin kutitë e shahut

Lapsi.al 21 September 2019
100 vjet traditë inspirojnë fanellën e re të Barcellona:

Pas vetëm një viti Nike tërhiqet nga idetë inovative: lamtumirë kuti shahu e rikthim tek vijat vertikale. E përditshmja katalanase 'Sport' ka zbuluar ekskluzivisht fanellën e re të parë të Barcellona për sezonin 2020-2021, një model i inspiruar nga ajo e mbajtur nga blaugrana 100 vjet më parë, në respekt të skuadrës mitike që, e udhëhequr nga kampionë të kalibrit të Ricardo Zamora, Josep Samitier e Paulino Alcantara fitoi 10 Kupa të Spanjës e dominòi në kampionatin katalanas e në kampionatin e parë spanjoll.

Fanella e re do të dalë në shitje pas finales së Champions League, që do të luhet të shtunën e 30 majit në Stadiumin Olimpik Ataturk të Stambollit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI