Flash

"Monza ime do ta mundte 3-0 këtë Milan": goditje e ulët për kuqezinjtë nga... Berlusconi

Lapsi.al 21 September 2019
"Monza ime do ta mundte 3-0 këtë Milan": goditje e ulët

Milan i Giampaolo e ka të vështirë të gjejë ritmin, ndërkohë që Monza e Brocchi po fluturon me katër fitore në katër. I kënaqur Silvio Berlusconi që tani është i përqendruar mbi projektin për ta cuar skuadrën fillimisht në B e pastaj në Serie A. Në të ardhmen e afërt, ish-presidenti i Milan, ka në mendje edhe idenë për një miqësore mes të tashmes e të shkuarës: "Kam folur me presidentin aktual të Milan e i kam thënë të organizojmë një miqësore: fitojmë ne 3-0, po e ekzagjeroj". Një batutë, por edhe një pickim për teknikun e ri kuqezi Giampaolo dhe mënyrën e drejtimit të skuadrës.

Prej gjithmonë i dashuruar pas lojës së bukur, pronari i Monza buzëqesh: "Kush e ka parë Monza kohët e fundit ka ndjekur ndeshje zbavitëse, duket efekti i skemave të studiuara nga unë, Brocchi e Galliani". Në shënjestër një rekord historik për klubin e vogël: "Nëse nesër fitojmë në Lecco, do të marrim për herë të parë në histori pesë fitore radhazi në start kampionati".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI