Flash

UEFA me grusht të hekurt kundër racizmit: e pësojnë Rumania, Hungaria e Sllovakia

Lapsi.al 23 September 2019
UEFA me grusht të hekurt kundër racizmit: e pësojnë Rumania,

Grusht i fortë i Uefa kundër racizmit. Qeveria europiane e futbollit ka vendosur të aplikojë sanksionin prej një ndeshje me dyer të mbyllura, për tu kryer në tetor në ndeshjet e ardhshme në shtëpi, për kualifikueset europiane, ndaj kombëtareve të Rumanisë, Hungarisë e Sllovakisë.

Masa është marrë për koret e sjelljet raciste të shfaqura nga tifozët e tyre gjatë impenjimeve të fundit të këtyre skuadrave. Kundër tre federatave janë aplikuar edhe gjoba që variojnë nga 83 mijë në 20 mijë euro. Të tre kombëtaret e goditura nga penaliteti janë në garë të plotë për kualifikimin në Euro 2020: Hungaria e Sllovakia janë, së bashku, në vendin e dytë të grupit E, Rumania është e treta në grupin F.

Një veprim ky, i institucionit më të rëndësishëm europiane të futbollit, që tenton ti tregojë racizimit pozicionimin solid të UEFA-s kundër këtij fenomeni, që kohët e fundit është bërë gjithnjë e më shumë prezent në fushat e futbollit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI