Flash

Skandali, zbulohet dokumenti/A po tenton Donika Prela të mbyllë dosjen “Toyota Yaris”

Lapsi.al 24 September 2019
Skandali, zbulohet dokumenti/A po tenton Donika Prela të mbyllë dosjen
Shtohet dyshimet se dosja hetimore e njohur me emrin“Toyota Yaris” po tentohet të mbyllet, pa u zbbardhur mirë se kush qenë përfituesit e 3.5 milionë eurove që u kapën në portin e Durrësit. Gazetarja e nevs 24, Klodiana Lala, ka bërë publike sot një shkresë me firmë e vulë të prokurores Donika Prela e cila urdhëron shpënien e çështjes në gjykatë, ende pa u zbardhur mirë skema e funksionimit të grupit mafioz dhe piramida e tij. Përmes shkresës së protokolluar e cila mban datën 11 shtator, Donika Prela udhëzon prokurorët e çështjes “Toyta Yaris” të bëjnë komunikimin e akuzave dhe njoftimin e përfundimit të hetimeve. Por problemi është se kjo ndërhyrje flagrante e kreut të Prokurorisë të krimeve të rënda është në kundërshtim të plotë me ligjin për prokurorinë. Në bazë të këtij ligji, të ndryshuar në frymën e reformës në drejtësi, shefi nuk ka të drejtë ti udhëzojë prokurorët ‘vartës » për dosje apo persona të veçantë. Një masë e tillë është parashikuar që prokurorët të jenë më të pavarur, dhe sa më larg ndërhyrjeve politike. Por, znj. Prela e ka shkelur me të dyja këmbët këtë vijë të kuqe. Në letërn që ka botuar gazetarja Lala prokurorëve Doloreza Musabelliu dhe Ened Nakuçi iu jepet urdhëri ta mbyllin dosjen dhe ta çojnë në gjykatë. Një veprim i itillë është justifikuar nga Donika Prela me përfundimin e afateve të hetimit. Por për këtë prokurorët e çështjes mund ti drejtoheshin gjykatës për zgjatje, pasi hetimi, nuk ka vajtur deri në fund, letërporosia e dërguar në Angli ende nuk ka marrë përgjigje, pra nga kjo dosje në sipërfaqe kanë dalë vetëm peshqit e vegjël dhe jo drejtuesit e mëdhenj. Pas urdhërit të Prelës, prokurorë Doloreza Musabelliu dhe Ened Nakuçi e kanë zbatuar urdhin dhe e kanë mbyllur dosjen pa arritur të zbulojnë se kush fshihet pas saj.

Gazeta belge “DH”/ Ku e dinte Basha për milionat e Toyota Yaris?

Pak ditë përpara se makinat Tayota Yaris të mbushura me para të kapeshin në portin e Durrësit në 24 qershor 2018, Lulzim Basha denoncoi në parlament se ato do të vinin dhe se ishin të lidhura me deputetin socialist Taulant Balla. Por askush nuk do të arrijë të marri vesh se sa të vërteta ka në këtë akuzë. Pasi Donika Prela që pret gjykimin në shkallën e dytë të vettingut, urdhëroi që çështja të mbyllej me kaq. Deri më tani të arrestuar për çështjen e bujshme “Toyota Yaris” janë shtetasit Alban Mollaymeri, Edi Lika, Klevi Cani dhe Agim Cekaj, ndërsa janë në kërkim nga policia me vendim të gjykatës kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI