Flash

Terminator bardhezi: blerja e fundit e Juventus është... Schwarzenegger

Lapsi.al 24 September 2019
Terminator bardhezi: blerja e fundit e Juventus është...
Një fanellë speciale për të festuar daljen e filmit të fundit të sagës Terminator. Është kjo dhurata që Juventus i ka bërë aktorit Arnold Schwarzenegger, që ka mbërritur në Milano me rastin e eventit AN Experience With, dedikuar botës së kinemasë. Një fanellë e personalizuar me numrin 101, duke iu referuar mishërimit endoskeletrik përdorur nga disa 'cyborg' në serinë kinematografike Terminator.
Juventus e ka publikuar më pas në faqen e saj zyrtare të Instagram me një koment: "Hasta la vista Schwarzenegger". Një homazh special për aktorin amerikan, që në muajin e tetorit do të jetë protagonist në sallat kinematografike me kapitullin e ri saga që e bëri të famshëm: "Terminator: Fati i errët". Një fanellë, që në fakt u bë edhe më speciale, me autografët e të gjithë futbollistëve bardhezinj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI