Flash

Video/ Gafë e Szczesny, por Juventus fiton si gjithnjë me një gol diferencë

Lapsi.al 24 September 2019
Video/ Gafë e Szczesny, por Juventus fiton si gjithnjë me një gol

Përmbysja e dytë radhazi për Juventus, që pas 2-1 ndaj Veronës përsëritet edhe në Rigamonti kundër Brescia. Kishte që nga marsi që Juventus nuk merrte pesë rezultate pozitive radhazi në kampionat, por shqetësuese është intensiteti me të cilin pësojnë gol të besuarit e Maurizio Sarri. Kishte që nga sezoni 2015/16 që torinezët nuk pësojnë të paktën 5 gola në pesë ndeshjet e parë të Serie A.

Bardhezinjtë u futën në telashe pas vetëm katër minutash lojë, me Szczesny që surprizohet nga e djathta e Donnarumma. Që nga marsi i 2004 Brescia nuk e shihte veten në avantazh në një ndeshje të Serie A kundër Juventus e edhe ajo ndeshje atëherë përfundoi 3-2 për bardhezinjtë. Goli i katërt në 5 ndeshje për Donnarumma, por Juventus nuk pësonte gol pas katër minutash lojë në Serie A që nga 26 gushti 2017 kundër Genoa.

Kampionët e Italisë nuk mund ti lejonin vetes një mungesë reagimi edhe pse pa Cristiano Ronaldon, që ka vuajtur një lodhje muskulare në Champions League kundër Atletico dhe është lënë pushim nga tekniku. Juventus reagoi, por për barazimin duhej të priste deri në minutën e 41 kur autogoli i Chancellor i dhuroi barazimin. Nuk është një moment i mirë për Juventus, që ndryshe nga vitet e mëparshme lejon shumë hapësirë kundërshtarëve: të paktën 10 goditje në portë në pesë nga gjashtë ndeshjet e luajtura në këtë sezon (përfshirë Champions).

Në minutën e 18’ të pjesë së dytë vendosi Pjanic. Mesfushori boshnjak siluroi portën breshiane në minutën e 63, duke i cuar shifrat në 1-2 në zhvillimet e një goditje dënimi. Ekzekutimi i Dybala u përplas në barrierë, por e djathta e Pjanic mposhti portierin Joronen. Juventus ka fituar në 12 nga 13 ndeshjet e Serie A në të cilat ka shënuar mesfushori, ndërsa tashmë pikët e bardhezinjve janë 13 dhe të paktën për një ditë janë në krye të kampionatit, me Inter që ka një ndeshje për të luajtur.

Të këshilluara

Video/ Silurë e Pjanic, përmbyset Brescia

Juventus merr më në fund avantazhin në transfertën e Brescia me një gol të Miralem Pjanic. Mesfushori boshnjak ka siluruar potën breshiane në minutën e 63, duke...

22:34

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI