Flash

21 milionë… minus pesë fanella të Spurs: e fshehta e transferimit të Modric tek Tottenham

Lapsi.al 25 September 2019
21 milionë… minus pesë fanella të Spurs: e fshehta e

Luka Modric është bërë një nga mesfushorët më të mirë në botë, ndoshta edhe më miri. Fitues i Topit të Artë të fundit, kroati ka patur një rritje progresive në dekadën e fundit. Në fillim kalimi tek Tottenham, ku ka shpalosur gjithë potencialin e tij, pastaj transferimi tek Real Madrid që e bëri të madh e fitues.

Por është pikërisht ai tranferim i parë, ai në Premier League që ish-drejtori ekzekutiv i Dinamo Zagreb, Zdravko Mamic, kujton me nostalgji. I intervistuar nga FourFourTëo, ish-drejtuesi ka zbuluar një prapaskenë kurioze mbi shitjen e kroatit në 2008.

Mamic ka rrëfyer një bisedë private me presidentin e Tottenham Daniel Levy para kalimit të Modric tek Spurs: “Kishim arritur akordin që Modric të transferohej tek Tottenham. I kërkova Levy pesë fanella të Spurs e ai më tha që do të mi jepte, por në atë pikë Tottenham do të paguante një shumë më të vogël për kartonin e lojtarit, duke qenë se nga vlera prej 21 milionë euro do të zbritej shuma e atyre fanellave”, ka treguar Mamic mbi operacionin me pronarin e Spurs. “Është negociatori më i mirë në botë. Kjo histori më ka bërë të kuptoj sa e rëndësishme është cdo euro që del nga arkat e një klubi”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI