Flash

Klubet shqiptare buzëqeshin, lind Europa Conference League: detajet e kompeticionit të ri...

Lapsi.al 25 September 2019
Klubet shqiptare buzëqeshin, lind Europa Conference League: detajet e

Ishte bërë tashmë e ditur që nga 2021-i do të niste kompeticioni i tretë i UEFA-s për klubet, kushtuar kryesisht Federatave më të vogla. Në mbledhjen e Lubjanës është zyrtarizuar edhe emri, që do të jetë UEFA Europa Conference League. Objektivi i kompeticionit të ri është ai që të përfshijë sa më shumë skuadra nga disa vende për të pasur mundësinë e pjesëmarrjes në futbollin evropian. Pas Champions dhe Europa League vjen edhe turneu i tretë, që lë përfundimisht emrin e Europa League 2, i cili ishte thënë dhe vendosur provizorisht gjatë fazës së planifikimit.

FORMULA

Kompeticioni i ri do të ribëhet kryesisht me strukturën e Champions dhe të Europa League dhe do të ketë ngjashmëri të ndryshme me turneun që shënon kupën e dytë kontinentale për klubet.

- Faza finale do të përbëhet nga 32 skuadra të ndara në tetë grupe me nga katër ekipe, të cilat do të vazhdojnë në 1/8 e finaleve, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.

- Do të luhet vetëm një fazë eliminimi përpara 1/8 të finaleve mes të dytave të secilit grup dhe të tretave të renditura në grupet e Europa Ligë.

- Ashtu si Europa Ligë, aktiviteti i ri do të jetë i përbërë nga 141 ndeshje në harkun e 15 javëve.

- Fituesja e Europa Konferencë Ligë do të ketë të drejtën e pjesëmarrjes në Europa Ligë sezonin pasardhës.

- Ndeshjet do të luhen të enjten. Nuk do të ketë asnjë ndryshim, pra, për sa i përket programit të Championsit (gjithnjë të martën dhe të mërkurën). Do të ndryshojë vetëm fasha e orarit për secilën ndeshje të Europa Ligë, që do të mund të jenë të paraprira deri në ora 16:30 të së enjtes.

Të këshilluara

Video/ Silurë e Pjanic, përmbyset Brescia

Juventus merr më në fund avantazhin në transfertën e Brescia me një gol të Miralem Pjanic. Mesfushori boshnjak ka siluruar potën breshiane në minutën e 63, duke...

22:34

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI