Flash

Idrizi kapet me gazetarët: "Unë të dija bektashi...". "Kur të paguaj do ti sjell ty listpagesat"

Lapsi.al 26 September 2019
Idrizi kapet me gazetarët: "Unë të dija bektashi...".

Flamurtari është në një gjendje shumë të vështirë dhe pikët në klasifikim e tregojnë qartë. 1 pikë në pesë javë, pa llogaritur edhe një ndeshje të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë të humbur, e megjithatë administratori i klubit, Sinan Idrizi, nervozohet kur përmendet rënia nga Kategoria. Më tepër me lojë fjalësh se me fakte numri 1 i klubit nuk e fshin dot gjendjen katastrofë në të cilën gjenden kuqezinjtë, duke bërë ironi me gazetarët që interesoheshin për gjendjen e klubit vlonjat" Një pikë në pesë javë është si e thoni ju, katastrofë".

Pastaj i pyetur nëse ishin më të rrezikuarit për të rënë nga Kategoria, Idrizi sulmon: "Unë të dija Bektashi, nuk e dija që ndaje dhe pozicione në renditje". Pas insistimit për një përgjigje, se referimi ishte mbi gjendjen në renditje administratori vazhdoi - "Pse nuk thua ti që do bjerë nga Kategoria ajo që është në vendin e parë dhe është 9 pikë larg nesh?"

Idrizi prêt shumë nga ligji i sportit, madje i ka varur aty të gjithë shpresat për të dalë nga situata delikate dhe nga mbledhja e procesit të licensimit ka dalë optimist, por humorin ia ka prishur një tjetër pyetje, ajo mbi pagesat që duhet të bëjë Flamurtari për lojtarët e sezonit të kaluar: "Nuk kemi bërë asnjë pagesë. Kur do ti bëjë? Kur ta bëj do ta jap ty listpagesën..."

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI