Flash

Juventus, CR7 është i dyti më i keqi në historinë e Serie A

Lapsi.al 26 September 2019
Juventus, CR7 është i dyti më i keqi në historinë e

Në karrierën e tij ka fituar gjithçka dhe ka thyer çdo rekord, por ka një statistikë negative e cila që kur ka veshur fanellën e Juventus, përndjek Cristiano Ronaldo: goditjet e dënimit. Në karrierë pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar shumë nga goditjet standarde, por që kur ka ardhur në Torino, në verën e 2018, nuk ia ka dalë të shënojë pavarësisht tentativave të shumta. Sipas statistikës së publikaur nga AS, CR7 ka ekzekutuar 24 goditje dënimi që kur ka veshur fanellën bardhezi pa arritur të finalizojë: 15 herë ka goditur murin e lojtarëve, 2 të tjera ka shënjestruar portën dhe në 7 të mbeturat goditjet e tij janë pritur nga portieri. Nëse konsiderojmë vetëm Seriea, Ronaldo ka ekzekutuar 18 goditje dënimi pa e gjetur kurrë rrjetën, një statistikë që e bën portugezin gjuajtësin e dytë më të keq të të gjitha kohërave në historinë e kampionatit. Më keq se ai ka bërë Camillo Ciano, që sezonin e kaluar me fanellën e Frosinone, ka dështuar në 21 tentativa.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI