Flash

Matheson, 16 vjeçari që frikësoi United... para provimit në shkollë

Lapsi.al 26 September 2019
Matheson, 16 vjeçari që frikësoi United... para provimit
Manchester United mposht Rochdale në kupë, por ai që shkëlqeu ishte një 16 vjecar... që as nuk u ndërrua me shokët në dhomat e zhveshjes! Pas kuintave të një "special night" është një cantë me libra, një dhomë zhveshje bosht e provim për tu kaluar, por pas ndeshjes në Old Trafford. Luke Matheson i shënoi Red Devils në Kupën e Ligës, duke frikësuar Solskjaer. E dërgoi Rochdale deri tek penalltitë, zëvendësoi në minutën e fundit Peter Thomas e u ndërrua vetëm në dhomat e zhveshjes, sepse në Angli funksionon kështu: nëse je i ri, 16 vjec ose më pak, nuk mund të ndërrohesh me të rriturit. Matheson u rregullua në dhomën antidoping, pastaj realizoi ëndërrën e një jete duke shënuar në Old Trafford kundër gjigantëve, ndërsa sot kishte provimin e psikologjisë. Rochdale humbi me penallti, por ai i shënoi Romeros e sfidoi Pogba, duke e këmbyer fanellën me Lingard në fund të ndeshjes.
View this post on Instagram

Goodnight, Dale fans! ? #RAFC

A post shared by Rochdale AFC (@officiallydale) on

Djaloshi në Angli është i famshëm që tani: mbrojtës i djathtë, vitin e kaluar debutoi në skuadrën e parë në Checkatrade Trophy kundër Bury, një trofe që përfshin skuadrat e League One e League Tëo. 15 vjec e 335 ditë, një rekord absolut për klubin. Atë ditë fitoi titullin lojtari i ndeshjes, nuk shkoi as me pushime që të stërvitej me skuadrën e parë. Këtë vit ka luajtur 5 ndeshje mes kampionatit e kupës, e ky ishte goli i parë sezonal. Liverpool e United tani e kanë vënë në shënjestër.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI