Flash

Vendimi/ Gjobë Barcelonës: Griezmann kushtoi 120 milionë e... 300 euro!

Lapsi.al 26 September 2019
Vendimi/ Gjobë Barcelonës: Griezmann kushtoi 120 milionë e... 300

Me një bilanc blerje, transferimi i Antoine Griezmann nga Atletico Madrid i ka kushtuar Barcelonës 120 milionë... e 300 euro! Klubi katalanas në fakt është gjobitur nga Komiteti i kompeticionit spanjoll për parregullsitë e sinjalizuara nga Colchoneros në transferimin e francezit në Katalonjë. Sipas Atletico palët kanë nisur të negociojnë kur lojtari ishte ende nën kontratë, gjë që është e ndaluar. Refuzohet kërkesa për skualifikim e Camp Nou.

Federata spanjolle ka adoptuar masën alternative mbi kërkesën kryesore, që ishte mbyllja për një ndeshje e stadiumit të Barcellona, duke aprovuar sanksionimin e katalanasve me 300 euro gjobë, pasi kanë shprehur qendrimin e tyre se provat e prezantuara nga Atletico, në mbështetje të tezës së parregullsisë "nuk janë të mjaftueshme, për të mbyllur një ndeshje stadiumin".

Atletico reklamonte faktin se Griezmann e Barcellona kishin nisur bisedimet për 14 milionë euro komision për agjentët e lojtarit që në mars, kohë kur klauzola e zgjidhjes së kontratës ishte 200 milionë euro, që më pas u bë 120 milionë në korrik, kur Barça doli zyrtarisht në bisedime. Provat e sjella nuk kanë bindur gjykatësit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI