Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Egjipti akuzon FIFA-n, pastaj turpërohet me Salah: tërbimi i egjiptianit nuk zbehet as pas telefonatës së presidentit

Lapsi.al 27 September 2019
Egjipti akuzon FIFA-n, pastaj turpërohet me Salah: tërbimi i

Edicioni 2019 i ‘The Best’, trofeu i dorëzuar nga Fifa për lojtarin më të mirë të vitit kalendarik, votuar nga teknikët e kapitenët e kombëtareve të të gjithë botës, është i destinuar të futet në histori si më i përfoluri i të gjitha kohërave. Pas denoncimeve të për parregullsi të dyshuara në votimin e kapitenit të Nikaraguas e teknikut të Sudanit, edhe në Egjipt ka shpërthyer një cështje që përfshin Fifa-n.

Votimet e kapitenit të kombëtares e të teknikut nuk janë konsideruar të vlefshme nga organizmi më i rëndësishëm i futbollit botëror. Federata ka kërkuar shpjegime, duke marrë si përgjigje se votimet “ishin shkruar me të vogla dhe nuk dukeshin autentike”. Në fund, mungonte firma e presidentit të Federatës vendase, e detyrueshme që votimet të aprovoheshin. Sipas Fifa-s Egjipti ka kërkuar modalitetin e votimit të 19 gushtit, dy ditë para skadencës, por nga Egjipti u justifikuan me faktin se pikërisht ato ditë u ndryshuan drejtuesit.

E menjëhershme ndjesa nga Kairo, për Fifa-n, por edhe për Momo Salah, që ishte në garë për trofeun. Sulmuesi e kishte shfaqur zhgënjimin e tij përmes një postimi që e shihte të mbështjellë me flamurin e vendit të tij, pa arritur të shpjegojë mungesën e atyre votave.

Tani problem u evidentua, por inati i Salah nuk ulet. Presidenti i Federatës el Ganainy i ka telefonuar lojtarit duke e siguruar se kush ka gabuar do të dënohet, por fakti është se vota e vetme egjiptiane ka qenë ajo e gazetarit Hany Danial i cili, cuditërisht, ka vënë Momo të tretin, pas Sadio Mané e Cristiano Ronaldo…

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI