Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Video/ Skenë prekëse në Botërorin e atletikës: heq dorë nga gara për të ndihmuar atletin e rraskapitur

Lapsi.al 27 September 2019
Video/ Skenë prekëse në Botërorin e atletikës: heq

Të fitosh jo gjithnjë është prioriteti dhe atleti nga Guinea-Bissau e ka konfirmuar në skenën më të rëndësishme të Atletikës, në Botërorin e Dohas. Skena prekëse ka ndodhur pikërisht në ditën e parë të kompeticionit. Atleti i Guinea-Bissau, Braima Suncar Dabo, ka hequr dorë nga gara e tij, për të ndihmuar një prej kundërshtarëve që ishte rraskapitur keq.

Nxehtësia e madhe i ka vënë në provë të vështirë muskujt e atletëve e edhe ajri i kondicionuar nuk ka ndihmuar të freskojë ambjentin në stadiumin ndërkombëtar të Khalifa.

Jonathan Busby i Aruba, është shtrirë përtokë i pafuqishëm, por Dabo e ka marrë në krahë për ta ndihmuar të përfundojë garën e 5000 metrëve. Nuk fitoi garën, por nuk ka fitues më të madh se atleti nga Guinea-Bissau...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI