Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Racizmi ndaj Pjanic mbyll sektorin ofensiv të Brescias: Koulibaly dy ndeshje jashtë

Lapsi.al 27 September 2019
Racizmi ndaj Pjanic mbyll sektorin ofensiv të Brescias: Koulibaly dy

Një javë skualifikim për sektorin 'curva' të stadiumit të Brescia për fyerjet raciste drejtuar mesfushorit boshnjak, Miralem Pjanic, gjatë sfidës së të martës kundër Juventus. Dënimi, i vendosur nga Gjykatësi Sportiv Gerardo Mastrandrea, është pezull (në rast përsëritje është automatik skualifikimi për dy ndeshje) sepse bëhet fjalë për herën e parë të penalizimit të mbështetësve të skuadrës lombarde.

Në komunikatën zyrtare, gjykatësi sportiv sqaron se "e ka sanksionuar shoqërinë e Brescia me detyrimin të zhvillojë një ndeshje me sektorin e quajtur 'Curva Nord' pa spektatorë, duke saktësuar se ekzekutimi i një dënimi të tillë është pezull për një periudhë një vjecare me paralajmërimin se, nëse gjatë kësaj periudhe do të kryhet një tjetër shkelje analoge, pezullimi do të jetë automatikisht dy ndeshje".

Dy javë skualifikim ndërkohë për mbrojtësin e Napoli, Kalidou Koulibaly, "për motivin se, në të 43' e pjesës së dytë, ka bërë një sjellje të pahijshme drejt arbitrit të ndeshjes, pasuar nga një shprehje e rëndë, në momentin që dilte nga fusha pas kartonit të kuq". Ky është vendimi i Gjykatësit Sportiv të Serie A. Futbollisti i Napoli është gjobitur edhe me 10.000 euro. Një javë pezullim edhe për portierin e Milan Pepe Reina (me gjobën prej 5 mijë euro) "se ka kundërshtuar një vendim arbitral me sjellje e fjalë të pahijshme".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI