Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Milan, Arnault pronar i ri, me Allegri si trajner: Elliott për momentin e përgënjeshtron

Lapsi.al 28 September 2019
Milan, Arnault pronar i ri, me Allegri si trajner: Elliott për momentin e

Me pak fjalë, do të jetë kohë bilancesh, ato që po vlerëson me kujdes pronësia Elliott. Zërat kanë qarkulluar prej disa javësh dhe sot janë lakuar sërish nga Repubblica: Paul Singer, i cili merret me biznes, ka folur për një shitje të mundshme të Milan te Bernard Arnault, pronar i grupit luksoz LVMH, me një pasuri personale neto e vlerësuar në rreth 95 miliardë dollarë dhe, thonë, me një dëshirë të çmendur për të ngritur çadrën në njërin prej tempujve të modës botërore. Negociata, sipas gazetës romane, të cilën Elliott e ka mohuar prerë, duket se është në një moment të mirë dhe objektivi është finalizimi deri në fund të vitit për të filluar sezoninin e ardhshëm me një projekt ambicioz dhe plotësisht të ri që do t'i besohet Massimiliano Allegri (i cili duket i interesuar për Premier League)

Nyja për t’u zgjidhur, për momentin, lidhet me çmimin. Elliott vlerëson Milanin mbi një miliard (1 miliard e 200 milion) dhe do të ishte i gatshëm të ulë pretendimet e tij në 960 milionë. Shifra konsiderohet e ekzagjeruar nga blerësi i mundshëm, i cili ndërkohë është duke parë bilancet e klubit. Me pak fjalë, dëshira e Milanit është e mirë, por një investim është një investim dhe duhet të konsiderohet me kujdes.

Përtej zërave për shitjen e klubit kuqezi, aktualisht ka diçka konkrete për t’u shqetësuar. Revolucioni, një tjetër revolucion, vazhdon të rrijë pezull mbi Milano, gjë që mund të largohet vetëm me rezultate. Fiorentina të dielën mund të vlejë disa ditë qetësie ose mund të shërbejë për të nisur numërimin mbrapsht për Giampaolo. Sepse durimi mund të jetë edhe virtyt i të fortit por, herët a vonë, ai përfundon për të gjithë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI