Flash

Aksesori që komandon pajisjet elektronike me fuqinë e trurit

Lapsi.al 29 September 2019
Aksesori që komandon pajisjet elektronike me fuqinë e trurit

Kompania amerikane CTRL-Labs ka prezantuar idenë e një aksesori në formë byzylyku që mund të deshifrojë sinjalet e trurit të njeriut dhe ti kthejë ato në komanda. Është një pajisje që do të testohet fillimisht me industrinë e Facebook. Një prej drejtuesit e Facebook shprehet:

“Ne e dimë që ka shumë mënyraqë njerëzit të bashkëveprojnë me pajisjet teknologjike dhe ne duam t’i bëjmë ato realitet”.

Ai gjithashtu shpjegon se si kjo pajisje e kompanisë CTRL-Labs do të funksionojë në lidhje me Facebook. Ky byzylyk do të jetë i aftë që të kap sinjalet që dërgon truri, pra qëllimet e përdoruesit dhe do t’i vendosi në zbatim.

Është diçka e vështirë për tu kuptuar në terma shkencorë po ai e thjeshtëzoi me një shembull. Nëqoftëse një person kërkon të postojë diçka në Facebook ai mjafton që ta mendoj dhe pajisja do të dërgojë një sinjal në rrjet që të shpërndahet postimi. Kjo do të ishte një pajisje revolucionare në industrinë e rrjeteve sociale e cila do të sillte ndryshime rrënjësore.

Tentativa për të lidhur pajisjet teknologjike me sistemin nervor të njeriut janë bërë nga miliarderi Elon Musk nëpërmjet projektit Neuralink. Ai ka dizenjuar një pajisje që do të ndihmojë njerëzit paraplegjik të pëfitojnë kontroll mbi gjymtyrët për të përmbushur të paktën nevojat jetësore.

Drejtoresha e Laboratorit të Sinjaleve Psikologjike në Shtetet e Bashkuara përshkruan teknikën që do të përdoret për këtë pajisje. Një elektrodë mikroskopike do të vendoset në kafkën e përdoruesit, pra jo brenda trurit, që të regjistrojë aktivitetin elektrik në mënyrë që t’i ndihmojë njerëzit të kontrollojnë Pajisjet teknologjike.

Sipas saj kjo pajisje nuk do të ketë ndikim negativ por do të shërbejë në ndihmë të përdoruesit.

Të këshilluara

Gabimi që bëni kur vishni xhinse të ngushta

Xhinset e ngushta mund të dëmtojnë seriozisht muskujt dhe nervat tuaja. Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë këtij lajmi pasi një grua në Australi vuajti dëmtim ...

17:09

Rreziqet që vijnë nga trajtimet estetike

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) paralajmëron për rrezikun e injektimit të mbushësve të lëkurës që përdoren për qëllime kozmetike. Ky rrez...

15:30

7 hapat për të reduktuar ankthin

Çrregullimet e ankthit, janë grupi më i zakonshëm i çrregullimeve psikologjike. Rreth 19 për qind e popullsisë amerikane, vuan çdo vit nga një çrregullim a...

17:00

Si ti ruani fëmijët nga trauma pas tërmetit

Tërmetet në fundjavë u përjetuan nga të gjithë ne, por pasojat mendore që la tek njerëzit do të ndihen pas disa javësh thonë psikiatrët. “Frika është njerëzo...

20:26

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI