Flash

Video/ Djokovic rikuperon dëmtimin, duke u ndeshur në... sumo

Lapsi.al 30 September 2019
Video/ Djokovic rikuperon dëmtimin, duke u ndeshur në... sumo

Pasi ka kaluar problemet në shpatull që e kanë detyruar të tërhiqet në US Open, Novak Djokovic është gati të kthehet në fushë. Kampioni serb ka fluturuar në Tokyo ku do të marrë pjesë për herë të parë në turneun vendas. Në pritje për të zbritur në pistë, numri 1 në botë është ngjitur në dohyo, zona e luftimit e përdorur në mundjet sumo.

Mes të qeshurave, Nole ka provuar disa lëvizje e një dyluftim kundër një prej ish-luftëtarëve vendas. "Ishte një eksperiencë unike dhe e pabesueshme. Ndihesha pak jashtë forme (për sumo) - bëri humor tenisti -. Mendoj se me ndonjë kg më tepër, do të jem gati për të konkuruar. Me shumë mundësi trefishi i peshës sime aktuale do të ishte masa e duhur për tu futur në dyluftim".

https://www.youtube.com/watch?v=wQX9-BPbNgE

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI