Flash

Atentati që tronditi Lushnjen/ Lidhja me masakrën e 2 viteve me parë

Lapsi.al 1 October 2019
Atentati që tronditi Lushnjen/ Lidhja me masakrën e 2 viteve me

Lushnja është zgjuar sot e tronditur nga një atentat që në ora 8 e 15 minuta të mëngjesit. Një 35-vjeçar është ekzekutuar me breshëri automatiku në një lokal. Viktima është konfirmuar si Besmir Hida.

Sipas të dhënave të deritanishme, autorët kanë qenë në një makinë dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

[video width="848" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/10/WhatsApp-Video-2019-10-01-at-08.46.30.mp4"][/video]

Për ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila sqaron se sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me automatik në drejtim të Besmir Hidës, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Në ndjekje të autorëve janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë.

"Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë. Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes." - njofton policia.

Lidhja e Besmir Hidës me masakrën e dy viteve më parë 

Lapsi.al mëson se personi në fjalë është daja i Zamir Latifit, të riut që mbeti i vrarë së bashku me bashkëmoshatarin e tij Jurgen Hoxha nga një atentat në mes të Lushnjes në 12 tetor të vitit 2017.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Reportazh/ Në Lushnje, një ditë pas masakrës 

KUJDES PAMJE TË RËNDA/ Atentati mafioz që përgjaku Lushnjen (FOTO & VIDEO) 

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI