Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Manchester United, nisja më e keqe në historinë e Premier League: Solskjaer ‘mund’ Mourinho e Moyes

Lapsi.al 1 October 2019
Manchester United, nisja më e keqe në historinë e Premier League:

Moment i komplikuar në kampin e Manchester United. Barazimi 1-1 në sfidën kundër Arsenal, në javën e fundit të kampionatit, sjell një pikë por edhe një rekord absolutisht negativ. Bëhet fjalë për 9 pikë në klasifikim pas shtatë javësh kampionat: në historinë e tij klubi anglez i drejtuar nga Solskjaer nuk kishte bërë kurrë më keq se kaq.

Ashtu si thekson AS, në fakt, tekniku norvegjez ka arritur të bëjë edhe më keq se paraardhësit e tij si José Mourinho e David Moyes që kanë drejtuar Manchester United në sezonet e kaluara. Portugezi në atë të kaluarin, pikërisht përpara ardhjes së Solskjaer, ndërsa Moyes në sezonin 2013-2014. Të dy kishin marrë nga 10 pikë, pas 7 javëve të para, një më shumë se Solskjaer. Me dy fitoret e tij, tre barazimet e dy humbjet, norvegjezi futet në Guinness negativë, të Red Devils. Në fakt, bëhet fjalë për nisjen më të keqe të historisë së klubit në Premier League, që kur lindi kompeticioni (1992).

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI